image 1 Qershori, Miriami dhe Albani zbulojnë fytyrat e dy fëmijëve

Bota e Yjeve

1 Qershori, Miriami dhe Albani zbulojnë fytyrat e dy fëmijëve

news image

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, 1 Qershorit, çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë ndarë për herë të parë një fotografi ku duket fytyra e dy fëmijëve të tyre.

Ka qenë Miriami e para e cila ka ndarë fotografinë e Amelisë me vëllanë e vogël Duam.

“1 Qershori më i bukur me 2 lulet e mia të shtrenjta. Gëzuar”, shkruan Miriami.

E njëjta fotografi është ndarë edhe nga Albani, duke shkruar “Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve anë e mbanë. Aroma dhe ngjyrat e kësaj bote”.

Çifti i njohur janë prindër të vajzës Ameli dhe të djalit Duam, i ardhur në jetë në muajin janar. /Gazeta Sinjali/