Ani pse mund të deklarojnë edhe në mënyrë elektronike pasurinë 1 mijë zyrtarë ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata po arsyetohen se nuk po munden ta bëjnë deklarimin e pasurisë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Andaj, për shkak të kufizimeve nga kjo pandemi, Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit (AKK) e ka shtyer afatin e deklarimit të pasurisë.
Drejtori i AKK-së, Shaip Havollit, ka thënë për T7 se deri me tani rreh 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar në mënyrë elektronike pasurinë, por janë edhe një mijë zyrtarë të tjerë që ende s’e kanë bërë.
Vonesa e deklarimit të pasurisë, mund të vonojë edhe protokollimi i të dhënave.
Afati për deklarimin e pasurisë ka filluar që nga data 1 mars, por nuk ka një datë kur do të përfundojë./Gazeta Sinjali/