Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para të të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve pozitive deri më tani ka shkuar në 17 mijë e 139.
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga virusi SARS CoV2 janë shëruar 14 mijë e 787 persona.
Ndërsa si shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 657 të tjerë.
Nga të dhënat 24 orëshe të IKSHPK-së janë 1 mijë e 695 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan). Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695”, thuhet në njoftimin e IKPSHK-së.
Më së shumti raste janë shënuar në komunën e Prishtinës. Vetëm në komunën e Prishtinës janë raportuar 52 raste pozitive me COVID-19.
Nga komuna Gjilani 16 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Podujevës 8 raste, komuna e Prizrenit 6 raste, komuna e Dragashit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Deçanit 3 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Malishevës 3 raste, komuna e Obiliqit 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istogut, Lipjanit, Skenderajt dhe Suharekës./Gazeta Sinjali/