image “0 euro për investime kapitale”, MAPL: Kemi ndarë 10.5 milionë euro për projekte në Komuna, kur të realizohen kryhen pagesat

Politikë

“0 euro për investime kapitale”, MAPL: Kemi ndarë 10.5 milionë euro për projekte në Komuna, kur të realizohen kryhen pagesat

news image

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas raportimeve se dikasteri qeveritar të cilin ai e udhëheq, nuk ka shpenzuar asnjë cent për investime kapitale, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se MAPL dhe donatorët kanë ndarë mbi 10 milionë euro për projekte në Komuna, me ç’rast janë nënshkruar 65 marrëveshje.

Sipas tij, momentin që realizohen projektet nga Komunat, Ministria e tij do kryejë pagesat dhe shpenzimin e buxhetit.

“MAPL dhe donatorët kanë ndarë 10.5 milion për projekte në Komuna;

Janë nënshkruar 65 marrëveshje me Komunat.

Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave.

Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, shkroi ai në Facebook.

/GazetaSinjali/