image ​Superliga Evropiane/ Reagon edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Futboll

​Superliga Evropiane/ Reagon edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron

news image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përshëndetur qëndrimin e kampionit francez, Paris Saint-Germain, për mospërfshirje në Superligën Evropianë të krijuar nga 12 klubeve nga Italia, Anglia dhe Spanja.

Presidenti Macron thotë se është i kënaqur që PSG, të cilët janë të dytët në Ligue 1, nuk ishin në mesin e 12 anëtarëve themelues të kësaj gare të re.

“Presidenti mirëpret pozicionin e klubeve franceze që refuzuan të marrin pjesë në një projekt që kërcënon parimin e solidaritetit dhe meritës sportive”, tha një zëdhënës i qeverisë franceze për “RMC”./Gazeta Sinjali Sporti/

Posted by Sinjali on Monday, April 19, 2021