image ​Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump shqyrton blerjen e Grenlandës

Botë

Bota/ ​Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump shqyrton blerjen e Grenlandës

news image

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kadlow konfirmoi sot se presidenti Donald Trump “dëshiron të marrë në konsideratë” blerjen e Grenlandës, megjithëse ishulli, i cili është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, është raportuar se nuk është në shitje.

Kudlow tha për Fox News Sunday se ai nuk dëshiron të parashikojë se çfarë mund të ndodhë, por tha se Grenlanda, e vendosur midis Atlantikut dhe Oqeanit Arktik, është një vend strategjik me “shumë minerale të vlefshme”.

Pasi gazeta ‘Wall Street Journal’ kohët e fundit njoftoi se Trump ishte i interesuar të blinte Grenlandën nga Mbretëria e Danimarkës, shefja e diplomacisë së Grenlandës tha se ky ishull nuk është në shitje.            

Ndryshe, Grenlanda mbulon një sipërfaqe prej 2 milionë e 166 mijë e 86 kilometra katrorë, pjesa më e madhe e së cilës është e mbuluar nga akulli i përhershëm,.

Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin Nuk. Shumica e popullsisë përbëhet nga Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin 13 nga tokat e brendshme të Kanadasë.