image Ministri i Drejtësisë në takimin e fundit flet për noterët dhe shtrirjen e tyre në gjithë territorin

Kosovë

Ministri i Drejtësisë në takimin e fundit flet për noterët dhe shtrirjen e tyre në gjithë territorin

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është takuar me kryetarin e Odës së Noterëve, Aliriza Beshi dhe kryetarin e Odës së Ndërmjetësuesve, Faton Morina, ku ka tha numri i noterëve do të rritet dhe do të ketë shtrirje në gjithë territorin e Kosovës, për shërbime të shpejta dhe efikase.

Ministri Selimi tha se përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve nënkupton edhe shtrirjen e noterëve në tërë territorin e vendit.

“Rritja apo shtrirja e numrit të noterëve në gjithë territorin e Kosovës, nënkupton edhe rritje të kritereve kualifikuese. Kjo për shkak se prioritet i yni mbetet ngritja e efikasitetit të punës dhe rritja e kredibilitetit në fushën e noterisë”, tha ministri Selimi.

Rëndësi të veçantë sipas ministrit Selimi është edhe rritja e kapaciteteve dhe numri i ndërmjetësuesve, që sipas tij, do të mundësojnë zgjidhje të shpejta, efikase dhe me kosto të ultë për disa lloje të çështjeve për të cilat qytetarët rëndom kanë pritur me vite në procese gjyqësore.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtsisë, kryetarët e dy odave, falënderuan ministrin Selimi për bashkëpunim duke vlerësuar se profesionet e lira në Kosovë , janë në rrugën e duhur për konsolidim të plotë./ Gazeta Sinjali/