image ​Punëtorët mesazh Qeverisë: Nuk do të tolerojmë falimentimin e KEK-ut

Kosovë

​Punëtorët mesazh Qeverisë: Nuk do të tolerojmë falimentimin e KEK-ut

news image

Përfaqësues të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës i ka bërë me dije Qeverisë së Kosovës, se nuk do të tolerojmë falimentimin e KEK-ut, siç po ndodhë me ndërmarrjet tjera publike, njofton Gazeta Sinjali.

Ata kanë kërkuar mjetet financiare të fituara nga djersa e punëtorëve të KEK-ut dhe të zotuara për investime të domosdoshme të kësaj ndërmarrje.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se investimet janë të domosdoshme për të pasur prodhim stabil me energji elektrike.

“Mos të prekën apo të transferohen për qëllime tjera, përndryshe jemi të detyruar dhe të gatshëm të ndërmarrim çdo veprim sindikal”, thuhet në reagim. /Gazeta Sinjali/