image ​MPB-ja fton qytetarët për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ilegale në RKS

Politikë

​MPB-ja fton qytetarët për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ilegale në RKS

news image

Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela sot së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti vizituan Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Tela u njoftua për së afërmi me procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS.

Sipas një komunikate të ministrisë, të gjitha përgatitjet operacionale ishin gati dhe me këtë rast MPB-ja fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat e parapara në këtë proces i cili do të zgjatë deri me datën 31 tetor të këtij viti.

Gjithashtu, shefja e kabinetit, Tela gjatë kësaj vizite falënderoi të gjithë zyrtarët e angazhuar që me përkushtim po ofrojnë informacionet e nevojshme për qytetarët e interesuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se fushata e informimit do të vazhdojë në mënyrë intensive gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim anë e mbanë Kosovës”, thuhet në njoftimin për media. 

/GazetaSinjali/