image ​Miratohet rishikimi i buxhetit edhe në leximin e dytë

Financa

​Miratohet rishikimi i buxhetit edhe në leximin e dytë

news image

Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në lexim të dytë ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Buxheti i rishikuar është prej 2.6 miliardë euro, përderisa të hyrat në buxhet planifikohen të jenë të hyra buxhetore 1 miliardë e 788 milionë euro.

Pas votimit ka shkruar edhe Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, teksa thekson se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutohen pagesat për masat e pakos së kaluar.

“Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makrofiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID19, dhe  të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë”, shkruan tutje Bajrami. /Gazeta Sinjali/