image ​Ministri Bislimi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan për sistemin social në Kosovë

Kosovë

Politikë/ ​Ministri Bislimi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan për sistemin social në Kosovë

news image

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, ku ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e reformës së sistemit social në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe për prioritetet e Qeverisë Kurti në lidhje me përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, nevojën e identifikimit të përfituesve të sistemit social, si dhe programeve të tjera për mbrojte sociale dhe shëndetësore. /Gazeta Sinjali/