image Afër 70 minatorë mbyllen në minierën e "Trepçës", kjo është arsyeja

Kosovë

Afër 70 minatorë mbyllen në minierën e “Trepçës”, kjo është arsyeja

news image

Afër 70 punëtorë të minierës “Trepça”, janë mbyllur në minierë qe tri orë për shkak se ata nuk kanë marrë ende pagën e muajit tetor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Gani Osmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të “Trepçës”.

Ai ka thënë se ata kanë vendosur që të qëndrojnë aty deri sa t’i marrin pagat.

“Janë 67 punëtorë në grevë. Punëtorët janë të vendosur që mos të dalin deri sa t”i marrin pagat, ndërsa këtyre pritet t”ju bashkëngjiten nesër edhe punëtorët e ndërrimit të parë”, ka thënë Osmani.

Qeveria e Kosovës ditë më parë, njoftoi se ka ndarë një buxhet prej 1.1 milion euro për ta tejkaluar situatën në të cilën po kalon.

/GazetaSinjali/