image ​Limaj viziton familjen e Krasniqit

Kosovë

​Limaj viziton familjen e Krasniqit

news image

Pas arrestimit të ish-anëtarit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi, nga Gjykata Speciale, familjen e tij e ka vizituar edhe Fatmir Limaj.

Limaj së bashku me bashkëpartiakë, ka qëndruar në familjen e Krasniqit në shtëpinë e tij në Velani, ndërsa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga ky takim.

Për arrestimin e Krasniqit, Limaj tha se është një goditje e rëndë për të gjithë Kosovën. Derisa është shprehur se do ta presin atë duke u kthyer fuqishëm me certifikatën të cilën e ka, e të cilën tha se po duan ta verifikojnë e që është certifikatë e humanistit, i ndershëm, një jetë në shërbim të publikut, patriot e atdhetar. /Gazeta Sinjali/