image ​Kurz kritikon BE-në për blerjen e vaksinave: Mund të kishte qenë më shpejtë

Evropë

​Kurz kritikon BE-në për blerjen e vaksinave: Mund të kishte qenë më shpejtë

news image

Kancelari austriak, Sebastian Kurz kritikoi Bashkimin Evropian në lidhje me prokurimin e vaksinave, duke thënë se ajo mund të kishte qenë më e shpejtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për televizionin austriak Pulse 4, Kurz kujtoi se në fund të qershorit, BE i detyroi anëtarët e saj të mos zhvillonin bisedime bilaterale me prodhuesit e vaksinave, pasi BE merr përsipër të gjitha.

Marrëveshja u përfundua në nëntor, kështu që Austria ishte e detyruar të mos negociojë vetëm me prodhuesit e vaksinave deri në nëntor, shtoi ai.

Në intervistën që do të transmetohet sonte, Kurz vlerësoi se do të ishte fatale nëse “një Austri e vogël thotë se të gjithë të tjerët blejnë së bashku dhe ne do ta bëjmë vetë”.

Sidoqoftë, ai dëshiron që të gjitha proceset vendimmarrëse të BE-së të shqyrtohen në detaje pas pandemisë.

“Shumë vendime në lidhje me rregullat e udhëtimit, lidhja e marrëveshjeve me koncernet farmaceutike, mund të kishin qenë shumë më të shpejta”, tha Kurz.

Ai kërkoi miratimin urgjent të vaksinës Astra Zeneca, duke shtuar se shkencëtarët më të mirë nga Universiteti i Oksfordit kanë punuar për të dhe nëse kjo nuk bëhet më shpejtë, atëherë do të humbet durimi.

/Gazeta Sinjali/