Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se sektori bankar në vend edhe përkundër pandemisë COVID-19 është stabil, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një konference për media, Mehmeti ka bërë të ditur se fitimi i bankave komerciale në këtë kohë të pandemisë është 58 milionë euro.
“Pasojat ekonomike janë evidente, parashikimet e rënies ekonomike për 2020 janë 7.2 për qind. Remitencat këtë viti kanë shënuar 608 milionë euro të hyra”, tha ai.
Ndërkohë, për rastin e humbjes së dy milionë eurove, guvernatori tha se ka qenë transfer i rregullt dhe BQK nuk mban përgjegjësi.
Mehmeti ka shtuar se çdo ditë vonesë për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka pasoja të mëdha.
“Është shqetësuese mos miratimi i planit të rimëkëmbjes ekonomike”, theksoi Mehmeti. /Gazeta Sinjali/