image ​Kadaj-Bujupi tregon nëse kishte ofertë për të marrë post qeveritar

​Kadaj-Bujupi tregon nëse kishte ofertë për të marrë post qeveritar

news image

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar se abstenimi ndaj formimit të Qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, nuk ka të bëjë me refuzimin e posteve ministrore.

Në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini, Kadaj-Bujupi tha se mos votimin pro nuk e ka bërë shkaku i mos ofrimit të ndonjë posti.

“Nuk është e vërtetë se kam kërkuar post në Qeveri. Më 28 prill, në Grupin Parlamentar të AAK-së kam paralajmëruar se do të votoj kundër. Nuk ka pasur përpjekje për pazare nga asnjëra palë”, është shprehur ajo. /Gazeta Sinjali/