image ​Haradinaj-Stublla uron popullin e Andorrës për Ditën Kombëtare

Politikë

​Haradinaj-Stublla uron popullin e Andorrës për Ditën Kombëtare

news image

Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Principatës së Andorrës me rastin e Ditës Kombëtare e shtetit të tyre.

Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e këtij shteti, ministrja Haradinaj-Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin e Andorrës.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Andorra më 8 qershor të vitit 2011, ndërsa të dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 14 shtator të atij viti./Gazeta Sinjali/