image ​Flet mjeku nga Gjakova, i shëruar nga koronavirusi

Kosovë

Shëndetësi/ ​Flet mjeku nga Gjakova, i shëruar nga koronavirusi

news image

Mjeku Jetish Jetishi nga spitali “Isa Grezda në Gjakovë “është liruar dje nga Klinika e Infektives, ku ishte duke u trajtuar pas prekjes nga koronavirusi.

Jetishi ka njoftuar se është shëruar tërësisht dhe ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Miq të nderuar, jam infektuar në krye të detyrës në Repartin e Emergjencës dhe jam shumë i lumtur që falë respektimit të masave të rekomanduara të IKSHP, kam arritur të ndërpresë zinxhirin infektues dhe me këtë rast nuk kam infektuar asnjë nga bashkëqytetarët e Komunës së Gjakovës dhe kolegët e Spitalit “Isa Grezda” Gjakovë. Gjithë të sëmurëve iu dëshiroj shërim të shpejtë, ndërsa gjithë tjerëve, i këshilloj t’i respektojnë rekomandimet e IKSHP-së dhe me ketë rast t’i kurseni jetët e të moshuarve dhe mantel-bardhët”, shkruan Jetishi në Facebook.

Ai ka falënderuar stafin e Klinikës Infektive në Prishtinë, Sali Ahmeti, Shemsedin Dreshaj, Valbon Krasniqi, drejtoreshën e Klinikes Lindita Ajazi – Berisha dhe të gjithë mjekët dhe infermierët të cilit, thotë ai, kanë shërbyer me për kushtim dhe profesionalizëm të madh.

“Një falënderim shkon edhe për Agreta Gecaj-Gashi dhe motrën e nderit-motra kryesore e MIQ Valentina Gjinaj, të cilët e kanë vizituar çdo ditë, si dhe familjet Tafilaj, Bytyqi dhe Vigan Gashi, të cilët janë kujdesur çdo ditë për furnizime me ushqime dhe mjete higjienike”, ka shkruar Jetishi.

Mjeku Jetishi ka falënderuar edhe menaxhmentin e Spitalit Regjional në Gjakovë si dhe kolegët e tij, të cilët vazhdimisht janë interesuar për gjendjen e tij, por jo edhe kryetarin e Gjakovës.

Mjeku nga Gjakova tha se nuk e sheh të arsyeshme të falënderojë Ardian Gjinin i cili ,sipas tij, as nuk e ka telefonuar për ta pyetur rreth gjendjes së tij ose familjes së mjekut në këtë kohë.

“Do të kisha pasur dëshirë të shpreh falënderime edhe për kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe strukturat e Komunës, por nuk mund ta bëj një gjë të tillë meqenëse nuk e kanë parë të arsyeshme të ma bëjnë një telefonatë për të pyetur për gjendjen time shëndetësore apo nevojat e familjes sime të cilët kanë qëndruar dy javë të izoluar. Shembull duhet të marrin te kryetarët e komunave të Vitisë dhe Malishevës, të cilët pandërprerë janë interesuar për pacientët dhe familjarët e tyre”, përfundon Jetishi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10216273560698038&set=a.1651104363841&type=3&theater