image ​Borrell: Besoj se është e mundur të zgjidhet çështja e tabelave

Politikë

​Borrell: Besoj se është e mundur të zgjidhet çështja e tabelave

news image

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka shprehur sonte bindjen se është e mundur të zgjidhet problemi i hapur për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Borrell, në një intervistë për shërbimin publik austriak ORF, theksoi se paqja në rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, shpjegoi ai.

Ai ka treguar se çështja për tabelat është ende e hapur.

“Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”, tha Borrell.

/GazetaSinjali/