image ​BE-ja ndan 10 milionë euro për kërkimet shkencore për koronavirusin

Botë

Komisioni/ ​BE-ja ndan 10 milionë euro për kërkimet shkencore për koronavirusin

news image

Komisioni Evropian ka ndarë 10 milionë euro për kërkime shkencore për epideminë e fundit të koronavirusit, e cila fillimisht u shfaq në qytetin kinez, Wuhan.

“Ne po punojmë për të zbutur pasojat e mundshme të një shpërthimi të gjerë të koronavirusit në Bashkimin Europian”, deklaroi komisionerja evropiane për Kërkimet, Maria Gabriel.

Komisioni ka filluar një procedurë tenderimi urgjente për hyrjen e fondeve nga programi i tij i kërkimit dhe inovacionit.

Paratë pritet të mbështesin dy deri në katër projekte kërkimore, të cilat do të fillojnë punën sa më shpejt të jetë e mundur./Gazeta Sinjali/