image ​Ambasadori izraelit në Beograd: Njohja e Kosovës nuk ndikon në raportet me Serbinë

Rajon

​Ambasadori izraelit në Beograd: Njohja e Kosovës nuk ndikon në raportet me Serbinë

news image

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë sot se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë veprimin zyrtar për njohjen e Kosovës.

Ai ka thënë për Tanjug se njohja është gjithsesi pjesë e marrëveshjes së fundit të arritur në Washington mes shteteve dhe beson se nuk do të ndikojë në raportet mes Serbisë dhe Izraelit.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri i Izraelit për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës. Deri tash nuk kemi ndërmarrë veprime në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Washington”, ka thënë Vilan.

Kosova e Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nënshkruan zotimet për “normalizim ekonomik”, pas së cilës u njoftua njohja e Kosovës nga Izraeli./Gazeta Sinjali/