image ​14 anëtarë propozohen të jenë në bordin e RTK-së, vetëm dy prej tyre janë gra

Kosovë

​14 anëtarë propozohen të jenë në bordin e RTK-së, vetëm dy prej tyre janë gra

news image

Kuvendi i Kosovës është duke e vazhduar seancën plenare ku pritet të emërojë shtatë anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Nga gjithsej katërmbëdhjetë anëtarë që janë propozuar, vetëm dy prej tyre janë gra.

Kjo u kritikua nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila kërkoi respektimin e ligjit për barazi gjinore.

“Nga shtatë kandidatët që do të zgjedhen, të paktën tri prej tyre duhej të ishin gra. Bordi i RTK-së ka katër anëtarë aktivë, pa kuorum vetëm një grua e përkatësisë serbe. Çfarë dua të them është se të gjitha trupat që duhet të votohen nga Kuvendi i Kosovës të jenë në respektim për barazi gjinore”, tha ajo.

Për pesë vende të shumicës shqiptare për anëtarë të bordit të RTK-së janë propozuar: Ejup Gojnovci, Ilir Bytyqi, Fadil Miftari, Albinot Maloku, Petrit Musolli, Labinot Vata, Arlinda Azemi, Bajram Mjeku, Arian Krasniqi, Arsim Cubolli.

Anëtarët e bordit të RTK-së kanë mandat tre vjeçar./Gazeta Sinjali/