image ​​Shqipëria në epërsi ndaj Islandës

​​Shqipëria në epërsi ndaj Islandës

news image

Shqipëria e ka përfunduar me epërsi pjesën e parë ndaj Islandës, me rezultat 1-0.

Golin e ka shënuar Kastriot Dermaku (33’).

Ndeshja zhvillohet në Grupin H edhe është vendimtare për vazhdimin e ëndrrës së Shqipërisë për kualifikimin në Euro 2020.

Ndryshe nga ndeshja me Francën, trajneri italian Edi Reja ka bërë ndryshime në emra, ndërkohë që skema është e njëjta me atë që u aplikua edhe në Francë.