Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës sërish nuk është votuar në parim Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Pro këtij ligji kanë qenë vetëm 27 deputetë, ndërsa asnjë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, në këtë seancë të kryesuar nga Arbërie Nagavci, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit nuk është hedhë në votim pasi kërkohet të votat e 2/3, e që për këtë nuk pati kuorum.
Edhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk pati kuorum për votim.
Një ashtu ka ndodhur edhe për votimin e Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se meqenëse nuk janë të pranishëm deputet e partisë jo shumicë nuk ka kuorum të mjaftueshëm për votimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë.
Deputetët po ashtu nuk arritën ta votojnë në parim as Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës pasi nuk pati vendim marrje.
Seanca është ndërprerë derisa ishte në heshtje votimi për projektligjin e automjetet, kur deputetët e VV-së me shumë zhurmë protestuan dhe kërkuan të mos futet në seancë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Kryesuesja Arbërie Nagavci ka kërkuar pauzë 10 minuta dhe ftoj shefat e GP-ve për konsultim.