image ​Nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet

Financa

​Nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet

news image

Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk i ka dhënë mbështetje Raportit me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19.

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk ka kaluar projektligji në lexim të dytë në këtë Komision.

Krahas këtij votimi dështon edhe seanca e jashtëzakonshme.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votim.

Në këtë mbledhje nuk morën pjesë deputetët e PDK-së, të cilët kanë vendosur të mos marrin pjesë në asnjë aktivitet të Kuvendit për një javë, si akt solidar për atë që po ndodh me figurat e larta të UCK në Gjykatën Speciale.

Megjithatë, shefi i GP të PDK-së Bedri Hamza, që është anëtari i këtij Komisioni ende qëndron i izoluar pas infektimit me Covid-19.

Ndërsa, për orën 11:00 sot ishte paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike që mundëson edhe tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të Trustit.

Kujtojmë, se më 12 tetor ishte miratuar në lexim të parë ky projektligj pas tentativës së shtatë./Gazeta Sinjali/