image ​Limaj: Serbia ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit

Politikë

​Limaj: Serbia ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mirëpritur letrën e presidentit amerikan Biden që kërkon nga presidenti serb pranimin e Pavarësisë së Kosovës.

Tani, sipas Limajt është radha e jonë dhe duhet të zgjedhim udhëheqës të denjë, që do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diolomatike që po na pret.

Mirëpres letrën e Presidentit Biden që kërkon nga Vuçiq pranimin e Pavarësisë së Kosovës. Tani është radha jonë. Ne na duhet që të zgjedhim udhëheqës të denjë, që do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diplomatike që po na pret. Serbia duhet ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit”, shkroi Limaj. /Gazeta Sinjali/