Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova është shembull i demokracisë në rajon.
Pasi votoi në qendrën e votimit në shkollën fillore, “Faik Konica” në Prishtinë, Limaj ftoi qytetarët të dalin të votojnë për të zgjedhur kryetarin më të mirë që besojnë.
“Kosova si shembull i demokracisë në rajon, vazhdon të kryejë çdo qytetarë detyrën e vet. Ne po shkojmë drejtë përzgjedhjes së legjislaturave lokale për 4 vjetët e ardhshme“.
“Besoj shumë se gjitha komunat e Kosovës kanë një rast të mirë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare për të zgjedhur kryetarin më të mirë që besojnë. Zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit tonë shtetëror”, tha ai./GazetaSinjali/