Në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy seanca, shkruan Gazeta Sinjali.
Njëra nga seancat do të jetë vazhdim i seancë plenare, që do të fillojë nga ora 10:00 dhe në rend të ditës do të jetë votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.
Ndërsa seanca e re plenare do të mbahet në orën 10:15 dhe në rendin e ditës janë 12 pika.
Gazeta Sinjali e ka siguruar dokumentin ku tregohen pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme.