image ​BQK njofton për fitimin enorm të bankave komerciale në Kosovë gjatë pandemisë

Kosovë

​BQK njofton për fitimin enorm të bankave komerciale në Kosovë gjatë pandemisë

news image

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se sektori bankar në vend edhe përkundër pandemisë COVID-19 është stabil, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një konference për media, Mehmeti ka bërë të ditur se fitimi i bankave komerciale në këtë kohë të pandemisë është 58 milionë euro.

 “Pasojat ekonomike janë evidente, parashikimet e rënies ekonomike për 2020 janë 7.2 për qind. Remitencat këtë viti kanë shënuar 608 milionë euro të hyra”, tha ai.

Ndërkohë, për rastin e humbjes së dy milionë eurove, guvernatori tha se ka qenë transfer i rregullt dhe BQK nuk mban përgjegjësi.

Mehmeti ka shtuar se çdo ditë vonesë për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka pasoja të mëdha.

“Është shqetësuese mos miratimi i planit të rimëkëmbjes ekonomike”, theksoi Mehmeti. /Gazeta Sinjali/