image ​Haradinaj: Pasojat e Gjykatës Speciale do t’i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim

Kosovë

​Haradinaj: Pasojat e Gjykatës Speciale do t’i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pasojat e Gjykatës Speciale do t’i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi për Kosovën, pavarësisht se është për atë që të zbardhet çdo pretendim për krime. Por, ai ka thënë se do të ishte normale që kjo të vlente edhe për serbët dhe nacionalitetet tjera.

Në një intervistë në Rubikon, Haradinaj ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se kjo Gjykatë e ka rastin e fundit që të dëshmon për pastërtinë e luftës së UÇK-së, ndërsa ka kërkuar që tashmë mos të ushtrohet presion mbi këtë Gjykatë. /Gazeta Sinjali/