Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është rrugës së presidentit të Venezuelës, Nicholas Maduro, i cili njihet për raporte të këqija me SHBA-në.
Haradinaj ka thënë se njerëzit rreth Kurtit janë duke e ndërtuar një “Maduro” prej tij, ngase, siç ka thënë ai, ata po e këshillojnë për veprime jashtë-kushtetuese.
“Janë kah e çojnë kah rruga e Maduros. Njerëzit rreth tij janë duke e ndërtuar një Maduro nga Kurti. Njerëzit që i thonë Kurtit “mos e lësho pushtetin” pas rrëzimit nga Kuvendit prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit, ata janë armiq të tij. Nëse nuk i respekton rregullat kushtetuese hyn në një terren tjetër, gabim është ajo rrugë”, ka thënë Haradinaj në T7.
Haradinaj ka thënë se është shenjë e keqe që Qeverinë Kurti e mbështesin të majtët evropianë, të cilët i ka konsideruar si të ndikuar nga politikat ruse.
“Nuk ka mundësi Qeverisë së Kosovës t’i dalë në mbrojtje një Zhizhek. Nuk ka logjikë që Qeverinë e Kosvës me dalë me mbrojt disa të majtë evropianë. Ata njerëz janë antiamerikanë, antievropianë, ata janë prorusë. Njerëzit që i thonë Kurtit “mos e lësho pushtetin” pas rrëzimit nga Kuvendit prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit, ata janë armiq të tij. Nëse nuk i respekton rregullat kushtetuese hyn në një terren tjetër, gabim është ajo rrugë”, tha ai.