image ​Finlanda ndihmon me 10 miliardë euro kompanitë e energjisë

Botë

​Finlanda ndihmon me 10 miliardë euro kompanitë e energjisë

news image

Qeveria finlandeze njoftoi sot se planifikon t’u ofrojë kompanive energjetike deri në 10 miliardë euro garanci në para për të siguruar likuiditet, pasi kompania ruse Gazprom pezulloi shpërndarjen e gazit Nord Stream për shkak, siç thuhet, një mosfunksionimi të premten.

Programi i qeverisë është opsioni i fundit i financimit për kompanitë që përndryshe do të kërcënoheshin me falimentim,” tha kryeministrja Sanna Marin në një konferencë për shtyp.

Marin tha se masat janë të nevojshme edhe në nivel të Bashkimit Evropian, me qëllim stabilizimin e funksionimit të derivateve dhe tregjeve të energjisë në tërësi.

Të shtunën edhe Suedia ka ofruar ndihmë për kompanitë e energjisë, në vlerë prej 23.2 miliardë dollarësh.

/GazetaSinjali/