image ​Edhe sot vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Speciale

Drejtësi

​Edhe sot vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Speciale

news image

Seanca ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë sot në orën 09:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e trupit gjykues, e cila gjithashtu tha se sot do të vazhdoj dëshmia e dëshmitarit të katërt në rastin e Mustafës.

Salih Mustafa akuzohet se kreu krime lufte gjatë prillit të vitit 1999 në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës.

Mustafa kishte mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm./GazetaSinjali/