image ​Dorëzohet në Prokurori peticioni "Drejtësi për Kujtimin"

Kosovë

​Dorëzohet në Prokurori peticioni “Drejtësi për Kujtimin”

news image

Aktivistë të fushatës “Drejtësi për Kujtimin” sot do ta dorëzojnë në Prokurori kërkesat e peticionit bashkë me listën e nënshkruesve.

Nga ora 11:00, ata do të flasin për media përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Aktivistë të shoqërisë civile në një vjetorin e vrasjes dhe përdhunimit të 11-vjeçarit nga Fushë Kosova, kishin nisur një peticion nga 11 korriku deri më 11 gusht për të kërkuar drejtësi për Kujtimin.

Më 11 korrik 2019, poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në lagjen ‘Xhemail Mustafa’ të Fushës Kosovës, ishte gjetur i vdekur 11-vjeçari Kujtim Veseli.

Ai dyshohet se u dhunua seksualisht dhe pastaj u vra nga një person derisa po kërkonte kanaçe në rrugët e këtij qyteti. /Gazeta Sinjali