image ​Abrashi: “Autostrada e Paqes” që lidhë Kosovën me Serbinë nis të ndërtohet vitin e ardhshëm
[wp-story id="814678"]

Kosovë

​Abrashi: “Autostrada e Paqes” që lidhë Kosovën me Serbinë nis të ndërtohet vitin e ardhshëm

news image

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë se për projektin e autostradës që del nga marrëveshja e SHBA “Besi-Merdare”, kanë aplikuar në BERZh për financimin e këtij projekti.

Ministri në detyrë Abrashi në konferencën për media të fundit për këtë vit po ashtu tha se pas shumë e shumë viteve është shpallur tenderi për rrugën Kijevë-Zahaq, dhe sipas tij punimet pritet të nisin shpejt në këtë rrugë.

“Projektet me marrëveshjen e Uashingtonit, për autostradën e Paqes kemi aplikuar në BERZh për financimin e këtij projekti, derisa jemi duke punuar në hartimin e fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Prishtinë-Merdare”, tha ai.

Ministri Abrashi mendon se “Autostrada e Paqes” pritet të nis në vitin e ardhshëm.
Ndërsa tha se për vitin e ardhshëm janë planifikuar të ndërtohen disa rrugë.

Ministri ka folur edhe për punën që është bërë në fushën e aviacionit dhe sigurisë në komunikacion.

Po ashtu edhe për projektet tjera të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

/Gazeta Sinjali/