image ​6 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri - Sinjali

​6 të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

news image

Gjashtë persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në këtë shtet ka njoftuar se gjatë këtyre orëve janë kryer 3 mijë e 25 testime, nga të cilat 700 mostra kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 277, pasuar nga Shkodra me 47, Durrësi 42, Vlora 34, Berati 30 e më pas qytetet e tjera.

Janë 11 mijë e 540 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 48-vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-71 vjeç, një qytetare nga Vlora 71-vjeçe, një qytetare nga Durrësi 78- vjeçe, një qytetar nga Elbasani 84-vjeç.

Janë shëruar 1 mijë e 48 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 251 mijë e 477.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 266 mijë e 416 raste, 251 mijë e 477 qytetarë janë shëruar, 11 mijë e 540 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3 mijë e 399 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin