image ​18 viktima dhe 296 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Rajon

​18 viktima dhe 296 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

news image

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 1253 testime për koronavirus dhe prej tyre 296 kanë rezultuar pozitivë, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 18 pacientë të diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 511 pacientë.

Vendi aktualisht ka 20.045 raste aktive me koronavirus dhe që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 81.721 raste, prej të cilëve 59,293 janë rikuperuar, kurse 2.445 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e COVID-19.

/Gazeta Sinjali/