image Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Zgjedhjet 2026

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke i hapur rrugë procesit të formimit të institucioneve të reja.

Vendimi për certifikimin e rezultateve është marrë unanimisht nga anëtarët e KQZ-së. Pas këtij hapi, Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive, ku pritet të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese duke siguruar 53 ulëse në Kuvend, me 47.13 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 22 ulëse dhe 19.44 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18 ulëse me 16.69 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar shtatë ulëse në Kuvend, me 6.74 për qind të votave.

Pas certifikimit të rezultateve, sipas Kushtetutës së Kosovës, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh. Në këtë seancë duhet të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet kryesia e tij dhe më pas të vazhdojnë procedurat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë, interpretimet politike dhe juridike kanë qenë të ndryshme sa i përket rendit të hapave institucionalë, konkretisht nëse duhet të procedohet fillimisht me zgjedhjen e presidentit apo me formimin e Qeverisë.

Në listën e deputetëve të certifikuar ka pasur edhe ndryshime. Dy përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve. Në vend të tyre, ulëset do t’i marrin Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.

Lëvizja Vetëvendosje – 53 ulëse

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Ejup Maqedonci, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Ilir Kërçeli, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Baloku, Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Blerim Gashi, Fitore Pacolli Dalipi, Artane Rizvanolli Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Sylejman Meholli, Jeton Raka, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.

Partia Demokratike e Kosovës – 22 ulëse

Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.

Lidhja Demokratike e Kosovës – 18 ulëse

Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadergjonaj dhe Paris Guri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7 ulëse

Bekë Berisha, Ramush Haradinaj, Burim Ramadani, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/