image Zyrtari i OBSH: Përdorimi i maskës pa nevojë bën më shumë dëm sesa mos vënia e saj

Pandemia/ Zyrtari i OBSH: Përdorimi i maskës pa nevojë bën më shumë dëm sesa mos vënia e saj

news image

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe njëherit Drejtor i Menaxhimit të Emergjencave, Michael Ryan tha se vënia e maskave në fytyrë, nëse përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi në luftimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Në një kohë kur disa vende po përballen me mungesë te maskave, Ryan përsëriti se OBSH beson se ato duhet të vishen vetëm nga njerëz të sëmurë për të mos përhapur virusin, dhe nga profesionistë të kujdesit shëndetësor që kanë nevojë për to.

“Nuk ka prova konkrete që sugjerojnë se veshja e maskave në mënyrë masive sjell ndonjë përfitim, në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën,” tha Ryan.

Ai ka të ngjarë të aludojë në mundësinë që një person kur aplikon ose heq një maskë mund të infektojë një virus afër fytyrës./Gazeta Sinjali/