image Zyrtare: Roma me pronar të ri

Futboll

Zyrtare: Roma me pronar të ri

news image

AS Roma ka njoftuar se edhe zyrtarisht se klubi i tyre është shitur dhe nga tani do të ketë pronarë të ri.

Klubi italian është blerë nga grupi Friedkin për 591 milionë euro, transmeton Gazeta Sinjali.

Vlera e një aksioni të shitur ishte 1165 euro.

Presidenti i deritanishëm  i Romës u shpreh i kënaqur me marrëveshjen që kanë arritur.

“Unë jam i kënaqur të konfirmoj që kemi arritur një marrëveshje me Grupin Friedkin për shitjen e AS Roma. Sonte i kemi nënshkruar dokumentet dhe në ditët në vijim do të punojmë së bashku për të përfunduar rrugën zyrtare dhe ligjore që do të çojë në dorëzimin e Klubit”,tha Jim Pallotta.

/Gazeta Sinjali/