image ZYRTARE: Mkhitaryan vazhdon me Romën edhe sezonin tjetër

Futboll

ZYRTARE: Mkhitaryan vazhdon me Romën edhe sezonin tjetër

news image

Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan do të vazhdojë të mbetet te skuadra kryeqytetase, Roma.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Romës e cila ka njoftuar se futbollisti do ta vesh fanellen e Romës edhe në sezonin 2020/2021.

Mkhitaryan ka folur rreth kësaj ku edhe është shprehur i lumtur.

“Jam shumë i kënaqur. Jam i lumtur që zgjas qëndrimin tim këtu, sepse ende kam gjëra që nuk i kam arritur dhe dua që t’i arrij. Unë jam duke shikuar përpara për t’i arritur ato”, është shprehur futbollisti armen.

Mkhitaryan ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në 19 paraqitje./Gazeta Sinjali/