image ZYRTARE: Manchester United bën transferimin e parë nën epokën e Ten Hag

Futboll

ZYRTARE: Manchester United bën transferimin e parë nën epokën e Ten Hag

news image

Manchester United ka bërë transferimin e parë për këtë merkato verore, i pari gjithashtu nën epokën e Ten Hag.

‘Djajtë e Kuq’ kanë nënshkruar me mbrojtësin e majtë Tyrell Malacia nga Feyenoord.

22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare deri më 2026, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ky transferim i kushtoi klubit anglez 15 milionë euro, plus 2 milionë të tjera bonuse.

/GazetaSinjaliSport/