COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

Zyrtare: Llapi nënshkruan me futbollistin e Bylisit

news image

Llapi nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime në skuadër. Sot klubi nga Podujeva ka nënshkruar kontratë me futbollistin e Bylisit, Ardit Peposhi.

Lajmin e ka konfimuar faqja zyrtare e KF Llapit në rrjetin social “Facebook”.

Peposhi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me “bardhekaltërit”.

Futbollisti në fjalë luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, kurse me skuadrën nga Shqipëria ka luajtur 31 ndeshje e ku ka realizuar dy gola dhe me katër asistime e ka ndihmuar skuadrën./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin