image Zyrtare: Juan Jesus është futbollisti më i ri i Napolit

Futboll

Zyrtare: Juan Jesus është futbollisti më i ri i Napolit

news image

Juan Jesus është zyrtarisht lojtar i Napolit. Mbrojtësi brazilian një ditë më parë kaloi vizitat mjekësore, ndërsa sot ka nënshkruar.

30-vjeçari ka nënshkruar deri në qershor 2022, ndërkohë që në kontratë ka edhe një klauzolë për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon.

Juan Jesus për herë të parë në Evropë ka luajtur me Interin, për të kaluar më pas te Roma ku edhe Napoli e mori së fundmi. /Gazeta Sinjali Sporti/