image Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i KB Prishtinës

Basketboll

Basketboll/ Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i KB Prishtinës

news image

Humbja e djeshme nga Bashkimi duket se ka lënë shije të hidhur edhe te trajneri Teo Hojc.

Ky i fundit, sot dha dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit.

Hojc falënderoi kryesinë e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin e deritanishëm ne klubin më të trofeshëm kosovar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi prishtinas me një postim në faqen e tyre në Facebook.

Superliga e Kosovës në basketboll tani po hyn në një fazë të nxehtë dhe klubi basketbollistik i Prishtinës duhet të ndërmarrë masa për të caktuar sa më shpejt trajnerin e ri./Gazeta Sinjali/