Pep Guardiola ka zgjatur zyrtarisht kontratën me Manchester Cityn edhe për dy vite të tjera, duke qëndruar në Etihad Stadium së paku deri në verën e vitit 2027.
Tekniku spanjoll do të zgjat mbretërimin e tij në Angli për së paku edhe dy vite të tjera, pas 8 viteve të kaluara deri tani me “Qytetarët”.
Spanjolli ka fituar plot 18 trofe në 8 sezone me Manchester Cityn.
Pas rinovimit të kontratës, Guardiola u shpreh mjaft i lumtur.
“Manchester City do të thotë shumë për mua. Ky është sezoni im i nëntë këtu; kemi përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme së bashku. Kam një ndjenjë vërtet të veçantë për këtë klub futbolli. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që do të qëndroj edhe për dy sezone të tjera.
“Faleminderit të gjithëve që vazhduat të më besoni dhe të më mbështesni – Pronari, Kryetari Khaldoon, Ferran, Txiki, lojtarët dhe sigurisht tifozët… të gjithë të lidhur me Manchester Cityn. Ka qenë gjithmonë një nder, një kënaqësi dhe një privilegj të jem këtu”, deklaroi ai.