image Zyrtare: Fernando Alonso rikthehet në Formula 1, ribashkohet me ekipin e vjetër

Sporte të tjera

Zyrtare: Fernando Alonso rikthehet në Formula 1, ribashkohet me ekipin e vjetër

news image

Fernando Alonso është ribashkuar me markën Renault, ku edhe shkëlqeu si pilot dhe arriti të fitojë dy titj kampion bote në sezonet 2005 dhe 2006, në një kohë kur rival kryesor kishte Michael Schumacher me Ferrari.

Ai ka zhvilluar 312 gara me makinën franceze, ku ka arritur të fitojë 32 prej tyre dhe të sigurojë 97 podiume.

Tashmë kjo marrëveshje është bërë edhe zyrtare nga ekipi i Renault në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Mundësia ka ardhur dhe direkt pas garës së përvitshme të “Indianapolis 500 Miles”, ku Alonso merr pjesë rregullisht, pritet të kalojë në punë me orar të plotë, duke qenë pjesë e Renault për vitin 2021. Ai do të zëvendësojë Daniel Riccardon, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Meclaren.

Për një vend në makinën Renault është provuar edhe Sebastian Vettel, por bisedimet kanë ngecur. Me rikthimin e Alonsos i cili do të ketë aventurën e 3-të te Renault, tifozët e Renault shpresojnë që skuadra franceze të rikthehet në nivelet më të larta./Gazeta Sinjali/