image Zyrtare: FC Prishtina ndan rrugët me Armend Dallkun - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15270

Të shëruar

12900

Të vdekur

616

Zyrtare: FC Prishtina ndan rrugët me Armend Dallkun

news image

Klubi i Prishtinës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se Armend Dallku nuk është më trajneri i tyre.

Sipas njoftimit të klubit është treguar se ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje reciproke, shkruan Sinjali Sportiv.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun

Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës

Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.

Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare.

Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës.

FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës.

/Sinjali Sportiv/


Shpërndaje artikullin