image Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për aksionin e Policisë: Po “pushtohet” Shtërpca

Rajon

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për aksionin e Policisë: Po “pushtohet” Shtërpca

news image

Me urdhër të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në qytetin e Shtërpcës, ku janë duke u bastisur disa lokacione, me ç’rast janë konfiskuar disa kamera që dyshohet se dërgonin informacione në Serbi.

Veç kamerave janë konfiskuar  edhe pajisje e dokumente të strukturave ilegale serbe.

Në lidhje me këtë aksion të policisë së është duke vazhduar ende, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke e quajtur “pushtim” aksionin e policisë

“Edhe pse njësitet nga Prishtina e dinë shumë mirë se kamerat, të cilat janë instaluar ligjërisht para gati dhjetë vjetësh, nuk janë në funksion për një kohë të gjatë dhe këtë e kanë kontrolluar disa herë në ditët e kaluara, kjo u shërbeu si arsyetim për të pushtuar përsëri Shtërpcën, për të ngacmuar njerëzit që nuk mund të funksionojnë normalisht. Me çfarë arsyetimi forcat speciale bastisin shkollën fillore serbe në Shtërpcë?”, thuhet nga e ashtuquajtura zyrë për Kosovën, raporton Tanjug.

“Nuk ka dyshim se ka një sulm dhe presion të ri ndaj serbëve që të largohen nga dera e tyre sepse nuk ka arsye të justifikuar për një veprim të ri të Rossut në këtë mjedis serb”, thuhet tutje në reagim.

Ndërkohë, aksioni i policisë në Shtërpcë është duke vazhduar.

/GazetaSinjali/