image Zvicra ndan 86 milionë euro për Kosovën - Sinjali

Zvicra ndan 86 milionë euro për Kosovën

news image

Me qëllim të mbështetjes së projekteve të ekonomisë dhe zhvillimit të demokracisë dhe kapaciteteve ujore, shteti zviceran ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e kanë bërë të ditur ambasadori zviceran, Thomas Kolly dhe zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ruth Huber, gjatë prezantimit të programit për vitin 2022-2025 në Kosovë.

 “Kosova është bërë partner i Zvicrës dhe mendojmë që të vazhdojmë këtë miqësi, miqësi që kemi jo vetëm në aspektin e futbollit, por edhe në sfera të tjera”, deklaroi ambasadori Kolly.

Sipas zëvendësdrejtoreshës e SDC-së, Huber ky program do të jetë një progres për Kosovën në tri fusha.

“Historia na ka bashkuar, po i referohem këtu diasporës ata që janë në Zvicër të cilët i kemi pranuar gjatë vitit 99-të. Programi të cilin sot e kemi lancuar është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë një progres për Kosovën në tri fusha, ujin, ekonominë dhe demokracinë. Vetëm në vitet e fundit rreth 600 mijë qytetarë kane përfituar qasje në ujë, dhe 10 mijë veta janë të punësuar, prioriteti ynë mbetet luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe në zgjidhjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Agresioni Rus në Ukrainë na ka treguar sa e rëndësishme është demokracia”,  tha Huber.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin